Rreth dy orë para ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena” kanë filluar të afrohen tifozët e parë.
Bie në sy se për këtë sfidë delikate me Izraelin janë kthyer në stadium “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët e bojkotuan kombëtaren dy vite më parë pikërisht në ndeshjen kundër të njëjtit kundërshtar, për shkak të trajtimit të policisë.
Sot, ekipi i drejtuar nga Panucci do të ketë edhe një tifoz special. Pranë stadiumit së bashku me disa tifozë të tjerë është edhe ujku i Cerrikut.
(BalkanWeb)