Shirat e rrëmbyeshëm të natës së kaluar kanë shkaktuar probleme në infrastrukturen e disa zonave rurale në Pukë.
Në fshatin Buxhon të bashkisë së Fushë Arrëzit rruga pësoi shkarje, duke izoluar fshatin. Si pasojë, detyroi të rinjtë e mbetur në fshat të ndërhyjnë vetë për pastrimin e rrugës.
Një situatë që është përmbysur në pak orë, pasi nga zjarret dhe të angazhuar në shuarjen e flakëve, tani banorët janë të detyruar të merren me vërshimet e ujit. Edhe në këtë rast solidariteti nuk ka munguar, me të rinjtë që kanë zgjidhur vetë situatën.
