Air Albania do të mirëpresë në orën 20.45 ndeshjen miqësore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Duke qenë se jemi afër fillimit të takimit, shumica e tifozëve kanë zënë vendet e tyre. Atmosfera duket e zjarrtë dhe nuk kanë munguar ngacmimet mes dy tifozërive. Edhe pse bëhet fjalë për një takim thjeshtë miqësor, situata nuk duket aspak e qetë, të paktën nga ajo që shihet në videon e siguruar nga BalkanWeb.

 

Ndërkohë, kuqezinjtë kanë zbritur në fushë për nxehmjen. Numri i tifozëve që do ndjekin ndeshjen nga afër është i konsiderueshëm.

 

 

 

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: