Themeluesja e “Kismet Property Solution” vlerësoi bashkëpunimin mes “Erjoni construction” dhe “Binghatti Developers”.

Themeluesja e “Kismet Property Solution” u shpreh gjatë prezantimit të sotëm se ky partneritet do të jetë fillimi i një suksesi afatgjatë.

Nina Tavakoli, themeluese e “Kismet Property Solution”: Kam kënaqësinë të punoj me kompaninë Erjoni dhe jam e kënaqur t’ju mbështes me pyetjet që keni sa i përket pronave në Dubai dhe si ekip do të jem e kënaqur t’ju ofroj mundësitë më të mira të investimit.

Përfaqësuesit e Erjoni shpk dhe “Binghatti Developers” u shprehën të bindur se ky partneritet shënon fillimin e një bashkëpunimi afatgjatë dhe investimesh të suksesshme, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e tregut shqiptar të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb