TIRANË- Ka nisur këtë të hënë “Foltorja” e dytë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, eshtë nisur drejt Kryeministrisë, për t’ju bashkuar “Foltores”, ku janë bashkuar edhe simpatizantë e mbështetës të PD.
Partia Demokratike, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në fokus të protestës së sotme vijojnë të jenë akuzat ndaj qeverisë për “heshtjen” e opozitës në parlament, korrupsionin si dhe mungesën e votës së lirë.
