Më shumë se pesë dekada pas misionit të fundit Apollo, NASA po kthehet në Hënë me misionin Artemis II.

Ekuipazhi prej katër anëtarësh, tre burra dhe një grua do të niset, nëse gjithçka shkon mirë, në orën 01:24.

Deri më tani nuk duket të ketë ndonjë problem që mund ta anulojë misionin, dhe moti në Florida është i mirë.

“Dritarja” e nisjes që hapet zgjat dy orë, ndërsa ka data alternative deri më 6 prill në rast vonese.

Sipas NASA-s, misioni ka kaluar me sukses kontrollin kritik të gatishmërisë për fluturim përpara se raketa të transportohej në platformën e lëshimit më 20 mars, pa identifikuar probleme të pazgjidhura ose rreziqe teknike.

An error occurred.

Unable to execute JavaScript.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb