Real Madrid e nis në mënyrën më të mirë të mundshme vitin, duke fituar 5-1 ndaj Betisit. Dy golat e Garcias i dha qetësinë e duhur Los Blancos, ndërsa Asencio thelloi shifrat. Cucho futi në lojë mysafirët por vetëm përkohësisht, pasi Garcia “tundi rrjetën” edhe dy herë të tjera.
Ekipi i Alonsos është në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Betis është në vendin e gjashtë.
