Akset kombëtare hyrëse dhe dalëse për në qytetin e Fierit dhe të gjitha rrugët nacionale, përfshi këtu By-Passin e Fierit do të pastrohen rrënjësisht deri në fund të muajit nëntor, në kuadër të nismës kombëtare të pastrimit.

Bashkia e fierit ka ngritur grupe pune që kanë zbritur tashmë në terren ndërsa puna do të vijojë në rrugët që të lidhin me pikat turistike, zonat e pyllëzuara, plazhet etj.

Burime pranë bashkisë së Fierit kanë bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim për ndotësit e mjedisit dhe për këtë do të kërkohet edhe ndihma e institucioneve të tjera, ndërsa i ka bërë thirrje edhe qytetarëve të denoncojnë ndotjen me foto e video, edhe në platformat on-line, për të ndihmuar këtë proces të rëndësishëm i cili nuk do të përfundoj brenda këtij muaji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: