Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Champions League. Atletico Madrid po fiton 0-1 ndaj Barcelonës, në “Camp Nou”. Sfida nisi “zjarr”, me Alvarez që lëshoi shkëndijat e para. Më pas, katalanasit kaluan në avantazh me Rashford, por goli u konsiderua offside.

Në fundin e fraksionit, Cubarsi la Barçën me një lojtar më pak, ndërsa në krahun tjetër, Alvarez ndëshkoi vendasit me një gol për panoramë. PSG po mund 1-0 Liverpool. 45 minutat e para u vendosën nga goli i talentit Doue.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb