Vllaznia rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur 0-1 Teutën në “Niko Dovama”. Shkodranët kërcënuan portën kundërshtare që në minutën e katërt, duke lëshuar sinjale të qarta me anë të Bekim Balaj.

Goli i mysafirëve erdhi në minutën e katërt, me Grudën që ndëshkoi Demën. Në fundi e pjesës së parë, durrsakët provojnë të përgjigjen, ishte Kotobelli që tentoi nga distanca, por Qarri i tha jo.

Në fillimin e pjesës së dytë, Gruda pati rastin e artë për të realizuar golin e dytë personal në këtë sfidë, gjithsesi e shpërdoroi mundësinë i vetëm me portierin.  Pavarësisht rasteve, rezultati mbeti me shifra të njëjta deri në fund. Teuta mbyll klasifikimin me 12 pikë, sakaq Vllaznia është e pesta me 17 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: