Skënderbeu ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Partizanit, në përballjen e kampionatit.  Korçarët fituan penallti në minutën e 36-të, pas një prekje me dorë në zonë të Sembene. Nga pika e bardhë u nis Liço, i cili u tregua i saktë.

Të kuqtë provuan të reagojnë, por e patën mjaft të vështirë. Në të 65-tën, ekipi kryeqytetas pretendoi 11-metërsh, por nuk ishte i këtij mendimi arbitri. Në minutën e 87-të nuk mungoi tensioni. Një përplasje Janaqi-Rrapaj detyroi gjyqtarin të tregojë kartonin e kuq për të dy  futbollistët.

Me këtë sukses, Skënderbeu renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë. Në krahun tjetër, Partizani është në vendin e dytë me 40 pikë, 9 pikë më pak se Egnatia kryesues.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: