Pamjet që tregojnë momentet e para të lirimit të pengjeve të Hamasit kanë prekur opinionin publik ndërkombëtar. Ndër ta ishte edhe Guy Gilboa Dalal, një 24-vjeçar izraelit, i cili ishte rrëmbyer më 7 tetor 2023, ndërsa po merrte pjesë në festivalin Nova Rave në jug të Izraelit, së bashku me mikun e tij të ngushtë Evyatar David.

Pas dy vitesh robëri në tunelin e nëndheshëm të Hamasit, ndoshta diku në Rripin e Gazës. Dalal është liruar pas një marrëveshjeje për shkëmbim pengjesh dhe të burgosurish.

Në rikthimin e tij në shtëpi, ai u prit me ushqime shtëpie dhe çokollata, njëra prej të cilave shkaktoi një moment shumë emocionuese: ai bëri një mimikë befasie dhe kënaqësie të pastër, që u regjistrua në video dhe u bë virale në rrjetet sociale.

Dalal dhe miku i tij ishin shfaqur në disa video propagandistike të Hamasit, duke kërkuar lirimin dhe duke u përdorur si pjesë e lojës psikologjike të grupit.

Në njërën prej tyre, të publikuar më 5 shtator, Dalal shihej në një tunel bashkë me një tjetër peng, Alon Ohel.

Sot, ai është i lirë, por përvoja e tmerrshme që ka kaluar do të lërë gjurmë të pashlyeshme, si në trup, ashtu edhe në kujtesë.

Megjithatë, momentet e para të kthimit të tij tregojnë një fillim të ri, dhe ndoshta shumë çokollata të tjera përpara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: