Një ortek ka rënë sot në Qafën e Thorës në Shkodër. orteku i borës ka shkaktuar edhe bllokim të rrugës.

Autoriteti rrugor shqiptar ka publikuar në faqen e saj pamjet nga situata e krijuar ku po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës.

“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet”, shkruan ARRSH.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb