Një ndërtesë e lartë në qytetin e Durrësit është kthyer në rrezik për ta pasi raportohet se në fasadën e këtij pallati një xham ka filluar të kriset dhe të bjerë në trotuarin poshtë tij copa-copa.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për BalkanWeb se policia ka nisur të marrë masat e nevojshme për bllokimin e rrugës, pasi pallati ndodhet buzë një trotuari ku ka shumë lëvizje të qytetarëve.
Pallati i cili rrethohet i gjithi nga xhamat ndodhet përballë stacionit të autobusëve të Plepave, pranë zonës ku ndodhet sheshi Pranvera, ndërsa momentalisht edhe pse nuk janë shënuar dëme apo të plagosur policia vijon të sigurojë zonën.
(BalkanWeb)
