Një kryepeshkop ortodoks në Gjeorgji ka ngjallur zemërim të madh në rrjetet sociale pasi metodat e tij të dhunshme të pagëzimit të foshnjave u shfaqën përmes disa videove.
Patriarku i kishës ortodokse gjeorgjiane, Ilia II është filmuar teksa i rrotullonte me forcë dhe i përplaste me shpejtësi në kazanin me ujë të bekuar foshnjat  gjatë festimit  të Epifanisë. Sipas Euronews, patriarku ka pagëzuar 780 foshnja gjatë ceremonisë në Tbilisi duke përdorur metodën mizore.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: