Një kryepeshkop ortodoks në Gjeorgji ka ngjallur zemërim të madh në rrjetet sociale pasi metodat e tij të dhunshme të pagëzimit të foshnjave u shfaqën përmes disa videove.
Patriarku i kishës ortodokse gjeorgjiane, Ilia II është filmuar teksa i rrotullonte me forcë dhe i përplaste me shpejtësi në kazanin me ujë të bekuar foshnjat gjatë festimit të Epifanisë. Sipas Euronews, patriarku ka pagëzuar 780 foshnja gjatë ceremonisë në Tbilisi duke përdorur metodën mizore.
(BalkanWeb)