Një tentativë për grabitjen e një automjeti në Afrikën e Jugut është kthyer në një përplasje të përgjakshme me armë zjarri, ku tre grabitës të dyshuar kanë humbur jetën. Një baba, i cili ndodhej në makinë së bashku me dy fëmijët e tij, ka hapur zjarr ndaj personave të armatosur që tentuan t’i merrnin automjetin, duke qëlluar plot 26 herë për të mbrojtur familjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 tetor në qytetin Durban dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike të përballjes.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, babai po përgatitej të dilte nga oborri i banesës së tij së bashku me fëmijët, kur një automjet i bardhë i bllokoi rrugën. Prej tij zbritën disa persona të armatosur, të cilët rrethuan makinën e familjes dhe tentuan ta grabisnin. Situata u përshkallëzua brenda pak sekondash, kur njëri prej grabitësve dyshohet se i drejtoi armën në kokë djalit, ndërsa një tjetër nisi të qëllonte drejt automjetit. Përballë rrezikut për jetën e fëmijëve, babai reagoi duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar nga brenda makinës. Sipas raportimeve, ai qëlloi gjithsej 26 herë në drejtim të sulmuesve.
🇿🇦 In South Africa, a father kills three carjackers in a shootout while protecting his children
He and his two children were leaving their yard when a white vehicle blocked them.
One attacker held a gun to the son’s head at the gate while another opened fire.
The father returned fire from the car, killing one on the spot. The other two fled but later died of their wounds.
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 22, 2026
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, vajza e tij u ul në sedilje për t’u mbrojtur nga plumbat, ndërsa automjeti vijoi të lëvizte përpara mes të shtënave. Në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja, makina e familjes përfundoi duke u përplasur me një pemë, çka shkaktoi edhe thyerjen e xhamit të përparmë. Njëri prej grabitësve të dyshuar mbeti i vrarë në vend, ndërsa dy të tjerët arritën të largoheshin me automjetin e tyre. Megjithatë, sipas raportimeve, edhe ata humbën jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat. Ngjarja ka përfunduar nën hetimin e autoriteteve të Afrikës së Jugut. Sipas gazetës lokale Highway Mail, janë regjistruar procedime për tentativë vrasjeje dhe tentativë grabitjeje të automjetit, ndërsa po hetohen edhe rrethanat në të cilat humbën jetën tre personat.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se të dyshuarit kishin hapur zjarr të parët, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte kundërpërgjigjur me armë. “Të dyshuarit hapën zjarr dhe viktima iu kundërpërgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje njërin prej tyre. Të dyshuarit e mbetur ikën nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre”, deklaroi zëdhënësi i policisë. Pamjet e kamerave të sigurisë dokumentojnë përballjen e armatosur, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.
🇿🇦Hero father takes on and KILLS three carjackers while protecting his children
In South Africa, he and his children were leaving their yard when a white vehicle reportedly blocked their exit.
One attacker held a gun to his son’s head at the gate while another opened fire on the vehicle.
The father returned with a FURY OF FIRE from the driver’s seat, killing one on the spot while the other two fled and later died of their wounds.
Protecting his own at all costs.
Writer: Bri https://t.co/Pc6di6X0OX
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 23, 2026
