Paniku i kaploi pasagjerët në bordin e një trageti indonezian pasi u përfshi nga flakët në mes të detit pranë Sulawesit Juglindor.
Anija, që thuhet se mbante gati 300 pasagjerë, ishte në rrugë nga Kendari për në Makassar kur shpërthyen flakët, duke nxitur përpjekje evakuimi.
Sipas deklaratës së zëvendësadmiralit Denih Hendrata, komandant i Flotës indoneziane, në operacionin e shpëtimit u përfshinë tre anije luftarake, dhe deri tani janë shpëtuar 284 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
TERRIFYING SCENES: Ferry carrying 280 people bursts into flames off Indonesia, forcing passengers to jump into sea. Rescue crews save over 260, search ongoing for missing. 18 injured, including children. pic.twitter.com/C3NnE6tMKN
— Breaking911 (@Breaking911) July 20, 2025
Sipas agjencisë Associated Press, flakët kanë shkaktuar vdekjen e të paktën pesë personave, mes tyre edhe një grua shtatzënë, por numri i tyre mendohet të jetë më i madh, pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur.
(BalkanWeb)
