Një market në zonën e Yzberisht ka rënë pre e një graitjeje me thikë nga një person ende i paidentifikuar. Autori futet në market i maskuar dhe nën kërcënimine thikës merr xhiron ditore prej rreth 90 mijë lekë të reja. Si pasojë e dëmtuar në dorë mbeti edhe kasierja në tentativë për të neutralizuar agresorin.
Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte. Siç shihet edhe në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit, autori i veshur me të zeza dhe i maskuar me një kapuç të zi në kokë sapo futet brenda hipën sipër tavolinës dhe përleshet me kasieren e marketit.
Gjatë tentativës për të ndaluar autorin, kasierja është dëmtuar me thikë në dorë duke marrë plagë të lehtë dhe u dërgua në spital për mjekim.
Në market, në momentin e grabitjes, siç shihet në pamje, në kasë ndodhej ehde një klient i moshuar, ndërsa gjatë kohës që autori përleshet me kasieren tenton ti vijë në ndihmë një tjetër punonjëse e marketit, pot agresori merr kasën me para dhe largohet menjëherë prej andej.
Nga veprimet paraprake dhe deklarimi i punonjësese dyshohet se paratë e grabitura kapin vlerën e rreth 90 mijë lekëve të reja.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarje.
