Pamjet që shihni vijnë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua në Kamëz, ku humbi jetën një vajzë e re. Ngjarja e rëndë të shtunën në darkë në rrugën “Demokracia”.

Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar videon ku shihet skena e rëndë, ku smarti ku udhëtonin dy vajza, i ka prerë rrugën makinës që vinte përballë, dhe për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar jashtë mjetit.

Fatkeqësisht aksidenti rezultoi fatal për 22-vjeçaren Alida Spahiu, ndërsa u plagos lehtë shoqja e saj Deni Doku, 19 vjeçe. Kjo e fundit është proceduar për drejtim të parregullt të mjetit.

Ndërkohë, 19-vjeçarja që drejtonte mjetin i ka kushtuar një mesazh prekës mikeshës së saj në rrjetet sociale.

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas per ket person kaq te rendsishem per mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tende . Me duket sikur po me pret ne shtepi ashtu sic me prisje ti gjithmone! Alida Ti je prane meje, Ti do jesh gjithmone pjes e shpirtit tim, Pjes e zemres time e trupit tim. Je e pandashme, Je prane meje. Gjithmone do te mbetesh e tille Alida ime, asgje smund te na ndaje as ajo nate e zez, as fati tmerrues, as ajo sketerre qe me tronditi fort. Asgje. Je ketu me mua. U prefsh ne paqe shpirt i bardhe ?? Jeta ime eshte e jotja dhe esht mbyllur aty ku u perfundua e jotja. Lujla me e bukur e parajses, Te dua. ❤️”, shkruan Deni.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: