Pamje tronditëse janë publikuar nga një shkollë në Turqi, ku një sulm i armatosur ka lënë pas katër viktima dhe 20 të plagosur.
Sipas mediave turke, ngjarja e rëndë ndodhi në një shkollë në Kahramanmaraş, ku një person i armatosur hapi zjarr ndaj nxënësve dhe stafit. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur autori qëllon me armë brenda ambienteve të shkollës, duke shkaktuar panik dhe viktima.
Kahramanmaraş’ta ortaokulda silahlı saldırı anları. pic.twitter.com/2ZTIC5REOO
— WELG TV (@welgmedya62) April 15, 2026
Raportohet se gjatë sulmit, autori përdori pesë armë të ndryshme dhe shtatë karikatorë, të cilat i përkisnin babait të tij, një ish-oficer policie, i cili më pas është arrestuar nga autoritetet.
Bilanci i sulmit është i rëndë: katër persona humbën jetën, mes tyre një mësues dhe tre nxënës, ndërsa 20 të tjerë mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve, katër prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike dhe po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale.
Guvernatori i Kahramanmaraş deklaroi se motivet e sulmit nuk janë ende të qarta, ndërsa konfirmoi se autori i krimit ka kryer vetëvrasje pas ngjarjes.
