Një video e përhapur gjerësisht në rrjetet sociale dhe në disa portale ka ngritur dyshime mbi përfshirjen e Luiz Ejllit në një konflikt në një klub nate. Në pamjet virale duken disa persona të përfshirë në një sherr, ndërsa pretendohet se njëri prej tyre është këngëtari.
Por Ejlli e ka mohuar kategorikisht këtë në një reagim në InstaStory, duke e cilësuar lajmin të pavërtetë dhe të qëllimshëm. Ai shprehu zhgënjimin për përhapjen e informacioneve të pasakta, duke treguar se madje edhe familja e tij ishte shqetësuar nga lajmi.
“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë.Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai.
