Me qëllim nxitjen e tregtimit të prodhimit vendas, në qytetin e Peqinit u organizua panairi i gjelit të detit. Këtë vit, gjelat e detit shiten nga 1,000 deri në 1,200 lekë për kilogram, një çmim që fermerët e konsiderojnë jo të favorshëm.
Për pasojë, ata kërkojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje nga institucionet shtetërore, pasi nuk arrijnë të mbulojnë kostot e mbarështimit.
