Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bergamo, në Itali, ku një burrë ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë 18-muajsh brenda ambienteve të një supermarketi.

Incidenti ka ndodhur në supermarketin Esselunga, në via Corridoni, gjatë një të shtune të zakonshme për një familje të re. Sipas raportimeve, babai po shtynte karrocën e pazarit, ndërsa nëna mbante për dore vajzën e tyre të vogël, teksa po drejtoheshin drejt daljes.

Në mënyrë të papritur, një burrë rreth 30 vjeç ka hyrë me vrap nga dyert e xhamit, është afruar me shpejtësi dhe ka rrëmbyer vogëlushen nga dora e nënës, duke tentuar të largohej me të. E gjithë skena ka zgjatur vetëm rreth 20 sekonda, por momentet kanë qenë dramatike.

Whatsapp Image 2026 02 15 At 15.55.56
Whatsapp Image 2026 02 15 At 15.55.56

Reagimi i menjëhershëm i prindërve dhe i disa klientëve të pranishëm ka bërë të mundur neutralizimin e agresorit. Babai dhe disa dëshmitarë janë hedhur mbi të, duke arritur ta bllokojnë dhe të shkëpusin fëmijën nga krahët e tij përpara se ai të dilte nga ambientet e dyqanit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë arrestuar autorin. Sipas autoriteteve italiane, ai rezulton të jetë një shtetas i huaj në gjendje të rënduar psikologjike. Burri është dërguar në spital për kontroll psikiatrik nën mbikëqyrje, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për tentativë rrëmbimi.

Fatmirësisht, fëmija nuk ka pësuar lëndime fizike, por familja ka mbetur e tronditur thellë nga ajo që mund të kishte përfunduar në një tragjedi. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb