Sërish kaos në Formula 1. Këtë herë protagonist në garën për Çmimin e Madh të Austrisë u bë Carlos Sainz.Piloti spanjoll i Ferrarit doli nga pista në xhiron e 57-të, për shkak të disa problemeve që vërejti të mjeti i ti. Makina e Sainz nisi të merrte flakë, por fatmirësisht ai ia doli të dilte jashtë me ndihmën e komisarëve.

Gara për Çmimin e Madh të Austrisë sa vjen e bëhet me interesante, sakaq mund të thuhet se po ndiqet nga miliona fansa nëpër botë. Se kush do ia dalë të fitojë, kjo mbetet të shihet.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: