Një zjarr i madh ka shpërthyer në Aeroportit Ndërkombëtar Hazrat Shahjalal, në Bangladesh.  Zjarri është duke vijuar për gati tre orë, ku ka sjellë pezullimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve në aeroportin kryesor të vendit.

Pamje nga vendngjarja tregojnë tym të dendur të zi që ngrihet nga terminali i ngarkesave, duke mbuluar një pjesë të madhe të qiellit dhe duke krijuar një atmosferë mbytëse.
Sipas mediave lokale, disa zjarrfikës janë plagosur gjatë përpjekjeve për të vënë nën kontroll flakët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb