Mbrojtësi shqiptar Eneo Bitri ka realizuar një tjetër gol në kampionatin çek, me ekipin e tij Banik Ostrava.

Në minutën e 63’ të sfidës, pas një krosimi në zonë ai ka gjetur topin ku më pas e ka goditur me kokë duke trefishuar shifrat ndaj Sigma Olomuc. Rikujtojmë që ky është goli i dytë për ish-mbrojtësin e Partizanit.

Ndërkohë ekipi i tij arriti të fitonte me rezultatin 4-1 në transfertë. Me këtë fitore, Ostrava pozicionohet në vendin e 12-të me 35 pikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb