Rivalë jo vetëm në fushë. Përballja mes Anglisë dhe Uellsit në Botërorin e Katarit duket se nuk është vetëm në fushën e blertë.
Bashkëshortet e lojtarëve të dy ekipeve po rivalizojnë njëra-tjetrën se kush feston më shumë. Vetëm pak ditë më parë, në mediat e huaja u raportua mbi faturat e kripura që bashkëshortet dhe familjarët e lojtarëve anglezë kanë shpenzuar gjatë qëndrimit të tyre në një korçera që e kanë ankoruar në bregdetin e Dohas.
Këtë herë janë bashkëshortet e lojtarëve të Uellsit të cilat janë shfrenuar në një festë në plazh, duke pirë alkool dhe duke kërcyer.
Nga fotot e publikuara, dy prej bashkëshorteve kthenin “shots-at” me alkool, ndërsa një tjetër kthen shishen me vodka.
Ndërkohë në një video, Ani Uillson, motra e lojtarit Herri Uillson tregoi aftësitë e saj në gjimnastikë duke performuar një “fletë”, por më pas u përplas me një tavolinë të vogël.
