TIRANE

Para se të hynte në Big Brother, Olta Goxhari nuk fliste shumë për jetën e saj private por më pas ajo ndryshoi. Tani ajo flet shpesh për të dhe për partnerin e saj Dori, të cilit i shpreh gjithë dashurinë sa here qe i jepet mundësia. Dori disa javë më parë i shkroi asaj një letë tepër romantike dhe të ndjerë.

Ndërsa sot i ka dërguar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq dhe një pusullë të bukur dashurie sigurisht.

“Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin,”-shkruhej në pusullë.

Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin. “Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty,”-tha aktorja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: