RUSI-Pas 250 vitesh, të shtunën është aktivizuar vullkani i Kambalny, i cili ndodhet në Kamchatka, mes detit Okhotsk dhe liqenit Kuril.

Të shtunën, vullkani ka shpërthyer duke prodhuar një sasi të madhe hiri dhe gazi, e lartë 7 kilometra. Pas 250 vitesh vullkani ka nisur aktivitetin e tij duke kërcënuar për shpërthime të reja.

Shkencëtarët janë ‘të mrekulluar’ nga ky shpërthim vullkanik ‘i papritur’, sqarojnë mediat ruse. Duket që për momentin nuk ka asnjë kërcënim.

Gadishulli i Kamchatka, ka rreth 300 vullkane në territorin e tij, ku 29 prej tyre janë aktiv.

Në muajin dhjetor, vullkani Shiveluch, një nga më aktivët e Kamchatka, ka krijuar në qiellin e Rusise një kolonë tymi, e lartë 11 kilometra.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb