Reshjet e borës kanë nisur edhe në zonën malore të Dukagjinit por rrugët janë plotësisht të hapura. Aksi Shkodër-Theth nuk është prekur ende nga reshjet e borës dhe rruga është e kalueshme për të gjitha automjetet.

Bora ka zbardhur majat e larta të maleve si dhe një shtresë e hollë ka mbuluar pemët. Automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri të plotë në rast të përkeqësimit të motit dhe reshjeve të borës në atë aks rrugor.

Edhe rruga e Vermoshit në Malësinë e Madhe është e hapur dhe nuk ka reshje bore. Edhe atje bora ka prekur majet e maleve ndërsa akset rrugore nuk kanë probleme ndërsa edhe atje automjetet e firmave nënkontraktore janë në gatishmëri në rast të përkeqësimit të motit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb