DURRËS

Policia e Shtetit prej dy ditësh po zhvillon kontrolle intensive në të gjitha mjetet apo personat e dyshimtë në të gjithë territorin e vendit, duke nisur nga qarqet më problematike. Edhe në Durrës mbrëmjen e sotme, policia ka ngritur postblloqe të shumta për evidentimin dhe kapjen e personave të dyshimtë apo të shpallur në kërkim.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në postblloqe janë vendosur punonjës të krimeve, FNSH, të rendit, ndërkohë që pikat e kontrollit janë ngritur në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit, në zonën e Plazhit, në ish-Kënetë, Spitallë etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: