Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet se si një person që sapo prangoset, dhunohet nga një efekt policie.

Pa dhënë detaje se në cilin qytet ka ndodhur ngjarja në fjalë, Berisha shkruan se kjo është narkopolicia.

“Pasi e ka lidhur me hekura, e qëllon si kafshe!
Kjo eshte narkopolicia e narkohorrave!
Shikoni videon. Sb”, -thuhet në mesazhin e Berishës, përkrah video.

Polici
Polici

Në videon në fjalë dëgjohet se mes personit që po shoqërohet në polici ka pasur një debat verbal dhe njërit prej efektivëve, ndërsa ky i fundit e godet me grusht në fytyrë, por më pas shtyhet nga kolegu i tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: