Dimitri Payet shënoi një gol të mrekullueshem për Marseille në ndeshjen e Conference League kundër PAOK-ut. Skuadra franceze fitoi 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale në Stade Velodrome.
Pas golit të Gerson, Payet dyfishoi me një supergol. Marseille kishte një goditje nga këndi dhe 35-vjeçari, i cili ka shënuar gola të panumërta në karrierën e tij, u pozicionua rreth 30 metra larg portës, por me një gjysmëkthesë e dërgoi topi në trekëndësh.
Çfarë goditjeje! Një gol i denjë për më të bukurin e vitit. Ky ishte goli i 12-të i Payet në këtë sezon. Pavarësisht se është në mesin e të 30-ave, Payet është në rrugën e duhur për të regjistruar sezonin më të mirë të golave në karrierën e tij. Gjithçka e bukur. Duartrokitje të hapura.
Pastaj ndodh diçka që e prish atë atmosferë të festës. Bukuria e golit të krijuar nga lojtari i Marseille përfundon në prapavijë për marrëzinë e zakonshme të disave. Episodi zhvillohet në pjesën e dytë, kur rezultati është 2-1. Marseille fiton një goditje këndi dhe Payet shkon për ta ekzekutuar.
Ajo që i ndodh është sa e pakëndshme aq edhe e rrezikshme. Nga sektori ku janë grumbulluar tifozët grekë bie gjithçka. Në një moment lojtari i Marsejës sheh diçka që e prek, gati e gërvisht. Eshtë një copë xhami e hedhur mbi të nga mbështetësit e PAOK-ut. E merr, i drejtohet arbitrit dhe ia tregon…

(BalkanWeb)
