Pedri dhe Gavi janë dy futbollistë që shumëkush i cilëson të ngjashëm për atë që bëjnë në fushën e lojës. E me sa duket, edhe jashtë saj. Të dy lojtarët e rinj të Barcelonës kanë rënë në sy me veprimet që kanë bërë sa u përket tifozeve që u afrohen dhe me sa duket kërkojnë t’i kontaktojnë privatisht duek u dorëzuar numrat.

Pak kohë më parë, Gavi u filmua teksa fuste në xhep një pusullë që i dorëzonte një tifoze në ditën kur ai rinovoi kontratën me Barceloën dhe po bënte foto me mbështetësit katalanas. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Pedri teksa ishte pranë tifozëve në një aktivitet të organizuar nga Barcelona.

Ylli i mesfushës, po bënte foto me disa tifozë, kur atij iu afrua një fanse e cila pasi bëri pozoi me të, dorëzoi një pusullë të cilën ai e futi me shpejtësi në xhep. Por si në rastin e Gavit, “driblimi” nuk i shpëtoi kamerave dhe video është kthyer në hit në rrjetet sociale.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: