Ballkani e mbyll me humbje rrugëtimin në Conference League, teksa Cluj fitoi 1-0 në Rumani.
Ekip i drejtuar nga Ilri Daja luante pa presionin e pikëve, pasi ishte përshëndetur me kompeticionin që javën e kaluar dhe kualifikimi nuk ishte në lojë.
Topi përfundoi mrekullisht në këmbët e Boateng në minutën e 17-të, i cili nga fare afër portës nuk e pati të vështirë të shënonte.
Vendasit rumun patën mundësi për të dyfishuar shifrat dhe për të mbyllur disi llogaritë e takimit, por nuk ishte e thënë. Një super Stivi Frashëri i priti penalltinë Deac-it në minutën e 35-të, ndërsa arbitri bën me shenjë që 11-metërshi duhet të përsëritej pasi portieri kishte kaluar vijën e portës. Edhe në tentativën e dytë radhazi, mesfushori gabon dhe merita është edhe e “gardianit” Frashëri në mesin e shtyllave.
Në të 71-tën, Kuc vendos në provë Scuffet por vetëm kaq, pasi topi grushtohet nga 26 vjeccari. Rastet ishin të shumta në vijimin e sfidës, por pa rezultat.“Dardanët” renditen përfundimisht në vendin e fundit me 4 pikë.
Sorry for delay, here is Nana Boateng’s ?? opener for CFR Cluj!
1-0 to CFR over Ballkani at half time, with Deac missing a penalty..
Also very good news in the other match as Sivasspor lead Slavia 1-0. CFR have a foot in the knockouts already!#UECLpic.twitter.com/CVUfkd94uT
— Romanian Football (@RoFtbl) November 3, 2022

(BalkanWeb)
