Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Rrogozhinës mbrëmjen e së enjtes, siç shihet nga pamjet e sjella nga qytetarët në redaksinë e BalkanWeb.
Megjithëse mbeten ende të paqarta shkaqet e zjarrit, përhapja e tyre favorizohet dhe nga era.
Një re e madhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën përreth.
Pritet që zjarrfikëset të ndërhyjnë për shuarjen e flakëve dhe ndalimin e aktivizimit të vatrave të reja, por në terren ende nuk duket një angazhim i tillë.
