Një automjet u përfshi nga flakët në aksin kryesor rrugor të Sevasterit dhe u shkrumbua plotësisht.
Drejtuesi dhe pasagjerët shpëtuan pa lëndime, ndërsa zjarrfikësit e Vlorës vendosën nën kontroll flakët që rrezikonin zonën përreth.
Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë një defekt teknik.
(BalkanWeb)
