Një automjet tip Ford është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në tunelin panoramik në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, duke shkaktuar alarm dhe ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur mjetet e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh, të cilat kanë ndërhyrë për të izoluar dhe shuar flakët.

Nga të dhënat paraprake, zjarri ka përfshirë automjetin, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së flakëve.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb