Pasditen e sotme, në Shkozet të Durrësit, është përfshirë nga flakët një gomisteri. Menjëherë në vend ka shkuar policia dhe mjetet zjarrfikëse, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Zjarri u vu shpejt nën kontroll pa përfshirë ndërtesën, duke evituar kështu precipitimin e një ngjarje të rëndë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.
