Një hotel në Paris është përfshirë nga flakët. Zjarri fillimisht shpërtheu në bodrumin e Hotel Bristol dhe më pas flakët u përhapën me shpejtësi. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, rreth 400 persona janë evakuuar.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë rreth 100 zjarrfikës. Hoteli që u përfshi nga flakët, në pronësi të një kompanie gjermane, ishte pranë Pallatit Elyseese.
Autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.
Important, dispositif de SECOURS au 114, rue du faubourg Saint-Honoré pic.twitter.com/1NIZTtqzRf
— Augustin_dcz (@august1_d) March 25, 2026
