Zjarri  rrezikoi pyjet dhe banesat në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen. Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke dhe pyjore në Bashkinë Bulqizë.

Flakët, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar edhe banesat pranë zonës së përfshirë në afërsi të fshatit.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës të Bulqizës, të cilat arritën të izolojnë vatrën e zjarrit dhe të parandalojnë përhapjen e tij drejt banesave. Falë ndërhyrjes së shpejtë, u shmangën dëme më të mëdha. Puna për shuarjen e plotë të vatrave dhe monitorimin e zonës vijon, ndërsa pritet të përcaktohen edhe shkaqet që çuan në rënien e zjarrit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre gjatë kësaj periudhe me temperatura të larta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: