Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është përballur me protestues menjëherë pas përfundimit të deklaratës së tij për marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara për pajisje ushtarake.
Teksa Balla po largohej me automjet nga ambientet e rrethimit të Kuvendit, një grup protestuesish, të pozicionuar pranë Xhamisë së Namazgjasë, iu afruan mjetit dhe e sulmuan duke hedhur vezë në drejtim të tij.
Nga pamjet e publikuara shihet momenti kur protestuesit qëllojnë drejt automjetit të Ballës, ndërsa ky largohet nga zona. Për më shumë, ndiqni videon.
