Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Burimet policore bëjnë me dije se né automjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier, për të marrë ndihmën mjekësore , ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të kryer tê gjitha veprimet proceduriale si dhe për të disiplinuar trafikun.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb