Kastrioti tremb Partizanit, por vetëm kaq, përtej dëshirës së madhe, nga kryeqyteti largohen duarbosh. Të kuqtë e Ilir Dajës vejnë një jetë një përmbysje të madhe, arrijnë të marrin pikët e plota përballë krutanëve pas fitores 3-1. Kryeqytetasit kthehen shpejt tek suksesi duke mbajtur të gjallë ëndrrën e tyre, titullin kampion. Gjithçka nis keq në “Air Albania”, ku Daci në rrëmuje e sipër arriti të kalojë Alban Hoxhën duke i dhuruar avantazhin Kastriotit. Për të rikthyer Partizanin në lojë mendojë Hakaj që finalizoi një aksion perfekt me një ekzekutim shumë të bukur.

Të kuqtë vuajtën jo pak me fillimin e pjesës së dytë, por në minutën e 75-të Junior në shtyllën e parë arriti të dërgojë në rrjetë krosimin e Esat Malës. Goli i avantazhit çlirojë Partizanin ndërsa në minutën e 85-të, Jasir Asani sigloi shifrat përfundimtare në 3-1. Katër gola u shënuan dhe në “Elbasan Arena”, në sfidën ndërmjet Kukësit dhe Tiranës, në fund dy ekipet ndajnë nga një pikë që i shërben pak ose aspak objektiveve të tyre. Një gafë e Çelhagës në minutën e 24-të i dha mundësinë Eze të kalojë Kukësin në avantazh.

Tirana shpërdoroi disa raste për shënim deri në minutën e 71-të ku Taulant Seferi me kokë riktheu baraspeshën.

Ekipi i Orges Shehit tregoi forcë karakteri dhe në të 85-të, Elton Kale me një finalizim fantastik përmbysi rezultatin.

Atëherë kur gjërat po shkonin drejtë fundit, në minutën e 88-të, Agim Ibrahimi me një ekzekutim fantastik nga goditja e dënimit vendosi shifrat në 2-2.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb