Struga është eliminuar në turin e parë kualifikues të Champions League. Skuadra e Shpëtim Duros u mund 1-2 në Ohër nga Zalgiris, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 76-të. Besart Ibraimi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dërguar sferën pas shpinës së Vedran Kjosevski. Mysafirët nga Lituania vendosën shumë shpejt ekuilibrat, pas një aksioni me shumë pasime, Kendysh “tund rrjetën” me një gjuajtje nga brenda zonës. Të besuarit e Cheburin përmbysën sfidën në minutën e 84-të, pas një autogoli të Radic, sakaq rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Kështu, Struga do ta vijojë ëndrrën europiane në raundin e dytë të Conference League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb