Real Madrid triumfon me përmbysje në “El Clasicon” e parë të sezonit ndaj Barcelonës, në sfidën e mbajtur në  Estadio Olímpico (Barcelona) . “Panorama” e kampionatit spanjoll, e luajtur në një orar të pazakontë, përfundoi 1-2 për skuadrën nga Madridi.

Në minutën e 6-të, Los Blancos gabuan në prapavijë, me Gundogan që përfitoi, për të zhbllokuar ndeshjen. Fermin Lopez ishte fare pranë  golit të 2-të në minutën e 16-të, por fati nuk ishte me katalanasit, pasi vetëm shtylla ndali 20 vjeçarin.

Me sulmin e “paralizuar” nga mbrojtja e Barçës, ekipi i Ancelottit u përpoq të bënte ndryshimin me lojtarët e krahut. Mbrojtësi Carvajal, pas një topi nga Kroos, provoi me një të djathtë të fortë, gjithsesi vetëm rrjetë e jashtme.

Protagonist gjatë javëve të para me Realin, Jude Bellingham tregoi klasin e tij edhe në El Clasicon e tij të parë. Një perlë nga distanca, e lëshuar nga repertori i anglezit, ishte e pamundur për t’u kapur nga Ter Stegen (67’). Kur ndeshja po shkonte drejt një rezultati paqësor, Bellingham kompletoi përmbysjen e madhe.

Sa i takon renditjes, Real Madrid kryeson me 4 pikë më shumë se Barcelona.

 

 

(J.S/BalkanWeb)
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb