Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Erzenit me shifrat 2-1, në ndeshjen e elitës. Mysafirët e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të Maliqit, në minutën e 31-të.

Verlindorët u futën në pjesën e dytë me besimin e madh te 3 pikët, teksa La Torre vendosi ekuilibrat në minutën e 67-të. Sulmuesi 25-vjeçar nga Peru-ja bëri heroin edhe në minutat e fundit, duke shënuar golin e fitores.

Me këtë rezultat, Kukësi lë vendin e fundit dhe e sheh veten në pozitën e nëntë me 7 pikë. Erzeni gjendet në vendin e gjashtë me 8 pikë.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: