Një aksident serioz është shënuar rreth orës 13.00 pranë Fakultetit Ekonomik këtë të diel në kryeqytet. Makina përplasi një 27 vjeçare K.S e cila ishte duke kaluar rrugën. Pasi e përplasi, autori e la vajzën në rrugë pa I dhënë ndihmën e parë dhe u largua në drejtim të paditur. Kalimtarët njoftuan policinë rrugore e cila transportoi për në spital të renë e cila ka marrë dëmtime serioze në gjymtyrë dhe nisi hetimet për rastin.

Nga pyetja e dëshmitarëve okularë rezultoi se mjeti që shkaktoi aksidentin ishte një Benz i bardhë. Policia rrugore sekuestroi një sërë kamerash sigurie në zonë ku përftoi targën e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe identifikoi drejtuesin e tij.

Pas vetëm pak orësh policia vuri nën pranga 24-vjecarin Ardjan Tujani mbi të cilin rëndojnë veprat penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi I aksidentit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb