Një aksident ka ndodhur këtë paradite në Rrugën e Kombit, me pasojë plagosjen e dy vajzave. Gazetari Elidon Ndreka sjell pamjet e para në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se tre automjete janë përplasur në aksin rrugor Milot-Rubik.

Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke bërë që të plagosen shoferja dhe pasagjerja e njërës makinë. Siç raporton gazetari Ndreka, janë përplasur kokë më kokë një furgon dhe një autoveturë, ndërsa në aksident është përfshirë dhe një makinë e tretë.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se dy shtetaset e plagosura ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën. Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb